Denoncimet e qytetarëve, Nano mesazh drejtuesve të policisë: Të mos bien në vesh të shurdhër

0
63

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, iu ka drejtuar një mesazh drejtuesve të policisë në qarqe dhe në departamente.

Në mesazhin e tij, Nano i referohet ankesave, reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale të cilat erdhën pas tragjedisë në Himarë, ku ish-efektivi Arjan Tase goditi për vdekje me skaf një 7-vjeçare.

Nano sjell në vëmendje ankesat e qytetarëve për sjelljen e patrullave dhe apo forcave Shqiponja, dhe Policisë Kufitare. “Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin por shikojnë interesin e xhepit të tyre; punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët”, shkruhet në mesazhin e Nanos.

Teksa rendit edhe disa mesazhe të tjera nga qytetarët që kanë mbërritur në adresë të Nanos, drejtori i Përgjithshëm i Policisë e konsideron një situatë alarmante teksa i bën apel drejtuesve që këto mesazhe të mos bien në vesh të shurdhër.

Shkruaj nje koment