Denoncimi i kryedemokratit Aliko: Ujku kërkon të fshehë gjurmët në mjegull

0
183



Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Bashkinë e Gjirokastrës dhe propagandën që predikojnë mediat nën kontrollin e PS për punët e “mëdha” që po kryen administrata e re dhe kryetari i emëruar i Bashkisë Flamur Golemi.

Në një prononcim për mediat, kryedemokrati gjirokastrit ka shprehur qëndrimin politik të PD në Gjirokastër për “ndryshimin” që po pëson qyteti I gurtë dhe zonat përreth me ardhjen në krye të saj të Flamur Golemit.

Kemi dy ditë që degjojmë dhe lexojmë se kryetari i emëruar i Bashkisë së Gjirokastrës u kujtua se në këtë institucion ishte bërë “nami” me abuzime. Pyetja retorike që ngre është: Po përse kush e drejtonte deri më dje Bashkinë e Gjirokastrës?

Të gjithë gjirokastritët e dinë mirë se kjo bashki menaxhohej dhe drejtohej nga PS. Këtë zoti Aliko e fakton me veprimet dhe vendimet antiligjore që janë ndërmarrë nga këshilltarët e PS gjatë katër viteve të shkuara në dëm të interesave të qytetarëve me forcën e kartonit ndërsa këshilltarët e PD kanë qenë gjithmonë në mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të komunitetit. Rrjedhimisht sipas zotit Aliko, Bashkia e Gjirokastrës drejtohej nga PS pavarësisht se kush ishte në krye. Me një fabul të thjeshtë Aliko e ka karakterizuar këtë veprim nga Golemi, me ujkun që kërkon të fshehë gjurmët në mjegull.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here