Denoncimi i LVV/ Numëruesi shënon fletët, fotot ia çon numrit me emrin e Bledi Çuçit

Lëvizja Vetëvendosje ka ofruar të tjera pamje filmike, që vërtetojnë krimin elektoral të 25 prillit në Shqipëri nga maxhoranca e drejtuar nga Rama.

Pamjet e reja i përkasin datës 26 prill, ku në KZAZ, nr 80, ku një numërues shënon fletët gjatë numërimit dhe më pas fotot ia çon në telefon në numrin që mban emrin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që ishte kandidat në këtë qytet,

‘Tjetër provë e re filmike e krimit elektoral

Në qytetin e Gjirokastrës, të hënën e datës 26 prill 2021, në KZAZ me numër 80, herët në mëngjes në ora 5:09, është kryer një tjetër krim elektoral i evidentuar nga ekipi i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përmes pamjeve zyrtare filmike të KQZ-së.

Në këto pamje dallohet qartë konsumimi i veprës penale nga një numërues që vendos shenja në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit, me miratimin e dhënë në heshtje nga numëruesit e tjerë, që duket se janë në bashkëpunim me të.

Pas konsumimit të veprës penale, numëruesi kontakton me një numër telefoni ku është i shënuar emri i Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, që ishte edhe kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër.

Ju kujtojmë se deri me sot nuk kemi asnjë informim zyrtar për nisjen e hetimeve nga organet e drejtësisë për këto raste flagrante të veprave penale.

Ju ftojmë të ndiqni pamjet e plota filmike në vijim:’

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment