Denoncimi i PD: Qeveria do të japë edhe 6.1 mln euro të tjera për inceneratorët, vjedhja shkon më lart se tigri prej letre

0
169

Partia Demokratike ka denoncuar se kompania e inceneratorëve do të marrë 6.1 milionë euro të tjera, duke theksuar se puna nuk po kryhet. PD dënon dhënien e parave, ndërsa pronarët e inceneratorëve janë në arrati.

Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun, Jola Hysaj tha nga selia blu se mafia e inceneratorëve ka imunitet politikë, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut, “të vrasë” frikën dhe të hetojë këtë çështje.

“Integreted Energy, kompania e inceneratorëve që nuk djegin kurrë dhe asgjë veç parave publike, do të marrë edhe 6.1 milion euro nga qeveria. Quajeni bonus për rrjepjen e qytetarëve.

Edhe pse mbjetjet nuk digjen, por mbulohen, sepse ende nuk ka një impiant; paratë nga buxheti i shtetit, dmth nga xhepat tuaj, vazhdojnë të rrjedhin.

Edhe pse pronarët e Integreted janë në arrati, pas publikimit të skandalit të shekullit, qeveria bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mafia e plehrave ka imunitet politik. Shkarkimi i Arben Ahmetajt nuk ndryshon gjë në jetën e aferës, sepse vjedhja shkon më lart se tigri prej letre”, deklaroi Hysaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here