Depardieu : Më pëlqen Ballkani ,më pëlqen Shqipëria por jo politika!

0
149

Aktori i madh francez Gerard Depardieu pas vizitës në Gjirokastër ku realizoi një pjesë të xhirimeve për filmin e tij më të fundit i është drejtuar kryeqytetit .Depardieu tregon se pavarësisht që kjo është hera e parë e tij në Shqipëri, ajo nuk është e panjohur për të.
“E njoh Shqipërinë që nga koha e luftës së Kosovës, kur shihja që shqiptarët kalonin malet plot me dëborë për të ardhur këtu, kur kishte luftë. Ishte koha e mostrës Milošević, e për këtë jemi këtu për filmin “Unë dhe Milošević”. Kemi këtu një Milošević, jo të vërtetë, një aktor me maskë”, thotë Depardieu. “Por, më pëlqeu shumë Shqipëria. Mua më pëlqen Ballkani, Shqipëria, Serbia. E di që Serbia kishte Milošević, por mua më pëlqen vendi, Ballkani, jo politika”.
Depardieu thotë se vendimi i Francës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë tregon se BE nuk është në gjendje të mirë momentalisht. “Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë. Duhet të ketë një unifikim të Ballkanit. Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë”, thotë aktori francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here