Deputetët s’futin dorën në xhep, mbi 140 mln lekë në muajin Maj për dieta, karburante dhe hotele

0
212

Lufta e brendshme politike për të qenë sa më lartë në listën e kryetarit të partisë që të kenë mundësi më shumë që të hyjnë në parlament justifikohet dhe nga përfitimet monetare.

Përveç pagës fikse deputetët kanë dhe lehtësira të tjera financiare që vihen në dispozicion nga Kuvendi i Shqipëris.

Vetëm gjatë muajit maj 27 prej tyre i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 14 milion lekë të reja llogari në të cilën nuk përfshihet rroga fikse por djetat për udhëtime brenda vendit,  fatura hotelesh, shpenzime për oferatat telefonike rimbursim karburanti si dhe pagesat për qira, raporton OraNews

19 deputetë të parlamentit tëmajtë e të djathtë kanë më shumë shpenzime pasi nuk kanë lënë pa shfrytëzuar mundësi që ofrohen.

Qarku i Fierit mban rekord, 3 demokratë dhe 3 socialist kanë kërkuar secili prej tyre 35 mijë lekë për qera dhe 40 mijë rimbursim për naftën. Por këto shtesa nuk kanë qenë të mjaftueshme ndaj kanë marrë dhe 75 mijë lekë djeta për të lëvizur nëpër zona për takime, por këto para nuk i kanë mbuluar shpenzimet. Secili deputet kanë marrë dhe 17 mijë lekë të tjera për të komunikuar me anë të celularit pavarësisht se në treg ofertat mujore telefonike kushtojnë shumë më pak.

Deputeti i PD i qarkut të Vlorës Arbi Agalliu nuk ka arritur të përfitojë qiranë e plotë për vetëm 14 mijë lekë ndërsa gjatë  muajit maj deputeti I PSD-së Gledis Çeliku si dhe socialistja e Vlorës Pranvera Resulaj kanë bërë me paratë e kuvendit edhe pasaportat diplomatike.

Ndërkohë 5 deputet të tjerë kanë marrë paratë mbrapsht nga administrata për faturat e hotelit gjatë muajit maj.

Deputetët s’futin dorën në xhep, mbi 140 mln lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here