Deputeti gjerman: Perspektiva e zgjerimit të BE-së duhet të bëhet më e besueshme

0
160

Deputeti gjerman i ekologjistëve dhe presidenti i Shoqatës gjermane për Europën Juglindore, Manuel Sarrazin, për DW flet për problemin e refugjatëve në Europë, të ardhmen e zgjerimit të BE-së e politikën ndaj Ballkanit.
Zoti Sarrazin, cilat janë temat prioritare të BE-së më 2021 lidhur me Europën Qendrore dhe Juglindore?
Mendoj, se pas vitit të trazuar 2020 – kuptohet nga koronavirusi, por jo vetëm – dy gjëra janë ekstrem të rëndësishme: Për Europën Qendrore është e rëndësishme të ruajë unitetin! Ndërsa për Europën Juglindore, për Ballkanin Perëndimor duhet të forocohet perspektiva e zgjerimit dhe të bëhet më e besueshme.
Çfarë duhet bërë sipas jush, në mënyrë që në këtë drejtim të jepet një impuls i ri?
Fillimisht ne duhet që të ndryshojnë menjëherë këto prapraktheu të forta sa i përket kredibilitetit të projektit me mosmundësimin dy herë radhazi të hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mënyrë që ne të hapim atje bisedimet dhe t’u japim vendeve përkatëse një rrugë realiste për në BE.
Pas kësaj ne duhet të përpiqemi që ta rikonceptojmë procesin e zgjerimit, në mënyrë që shoqëria civile, shoqëritë e këtyre vendeve, të involvohen më fuqishëm direkt dhe të mos bashkëpunohet gjithmonë dhe vetëm me administrata edhe qeveritë.
Mbështetja për një zgjerim has në pengesa brenda vetë BE-së dhe duket e pamundur, që procese të tilla të avancojnë me vende si Kosova apo Bosnjë-Hercegovina. A mos vallë lipset një tjetër perspektivë për rajonin?
Jo! Unë nuk njoh askënd, që të ketë bërë ndonjë propozim të dytë të mirë. E nëse shohim se ku është Turqia sot, padyshim që diskutimet për një antarësi të klasit të dytë, të një partneriteti të privilegjuar apo të ndonjë modeli tjetër në periferi të bërthamës ndoshta nuk janë arsyeja e vetme, por me siguri është njëra nga arësyet, që kanë bërë që ky vend të shkëputet nga shtegu i BE-së.
Ne kemi nevojë për një pozicim të qartë duke u thënë këtyrë vendeve: Ju duhet të jeni pjesë e BE-së! Pa këtë artikulim të qartë nuk do të kishte qenë i mundur zgjerimi as më 2004 e as më 2007. Askush nuk do të jetë vetëm anëtar i klasit të dytë në një klub.
Tani në krizën e koronavirusit politikanët e Ballkanit Perëndimor kritikojnë BE-në që nuk i mbështet mjaftueshëm ata. A është e drejtë kjo?
Mendoj, që BE-ja me paketën ekonomike që ka shpallur ka vendosur një theks. Por që problematika ka të bëjë më shumë me ndihmën akute për krizën, kur vende si Kina e pjesërisht edhe Rusia si dhe politikanë nga rajoni – si presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq – thjesht e kanë e shfrytëzuar për interesat e veta situatën e pakoordinuar në BE.
Por mendoj, që shumë njerëz në përgjithësi e shohin, se BE-ja do të mbetet një aktor aktiv në këtë rajon, edhe kur është fjala për luftimin e pandemisë apo të pasojave ekonomike të saj. Në fakt kushdo që jeton në rajon e ka të qartë, që nuk ka një alternativë të dytë, ndaj së cilës të mund të orientohesh, veç tregut më të madh të brendshëm në botë, që ndodhet direkt në kufijtë e shtetit të vet dhe që ka mbërritur në mes të rajonit.
Një temë e rëndësishme e BE-së lidhur me Europën Juglindore është problemmatika e refugjatëve. Politikani kristiandemokrat Friedrich Merz është pozicionuar lidhur me këtë çështje duke thënë qartë, se njerëzit duhet të qëndrojnë në vendet ku janë aktualisht, në Bosnje apo në Greqi, e duhet të trajtohen atje e jo të lejohen të mbërrijnë në Europën Qendrore. Cila është përgjigja juaj ndaj kësaj deklarate?
Pozicioni gjerman është i njohur prej kohësh, që ne jemi për një shpërndarje të drejtë dhe duam që të mos i lemë vetëm në këtë situatë as Greqinë dhe as Bosnjen. Nëse sheh situatën e refugjatëve në Bosnje, e ke të qartë që përkujdesi në vend nuk funksionon. Për mua është jo realiste të besosh, se atje mund të organizohet përkujdesja ideale, aq sa ajo të ishte e pranueshme në aspektin humanitar. Në fund të fundit këta njerëz nuk duan të qendrojnë në Bosnje, por duan të vijnë në BE. Ndaj një „program instalimi” në ndonjë kamp luksoz është tërësisht jo realist. Ne duhet ta zbusim gjendjen akute humanitare të njerëzve. Por ne duhet edhe të avancojmë, nëse duhet që refugjatët të shpërndahen, qoftë vullnetarisht apo përmes kontigjenteve. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet ashtu siç është situata e refugjatëve./ DW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here