
Deputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU, iu drejtua me tone të forta qeverisë shqiptare duke i kërkuar të plotësojë 15 kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian, për t’u anëtarësuar.
Nga Tirana, ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore, Krichbaum u ndal tek largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria. Deputeti gjerman tha se nëse në Shqipëri do të jetojnë vetëm pensionistët apo klasa politike, vendi nuk do të ketë një fund të lumtur.
“Detyra ime është se ne shoqërojmë si CDU/CSU vendin tuaj drejt integrimit të BE. Kam pritshmëri që të rinjtë e këtij vendi, do t’i këshilloja çdokujt që të mbajë në fokus shqetësimet e vendit. Kjo duket se nuk është e qartë. Brezi i ri, që është privilegji i tyre, është i paduruar. Shumë prej tyre e kanë humbur durimin, dhe janë larguar nga vendi. Nëse në këtë vend mbesim pensionistët apo klasa politike nuk do të ishte fund i lumtur për këtë vend.
Problemet e vërteta qëndrojnë në pyetjen që kanë njerëzit. A do të kenë mjaftueshëm të ardhura, këto janë çështje që shqetësojnë njerëzit. Nëse shoh krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, këto janë çështje që i kemi trajtuar. Janë çështje që nuk gjejnë shëmbëllimin e duhur te politika. Jam këtu se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtet”, tha deputeti gjerman.