Deputeti Golemi, uron besimtaret ortodoksë gjirokastritë me rastin e Pashkës

0
150

Deputeti i PS për Qarkun e Gjirokastrës Flamur Golemi, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.

Zoti Golemi, përmes rrjetit social FCB, ka shprehur urimet më të sinqerta besimtarëve të krishterë me rastin e ditës së Ringjalljes së Krishtit.

Urimi i deputetit socialist Flamur Golemi  

Miq ortodoksë, gëzuar Pashkën! Kjo festë e mrekullueshme dhe frymëzuese, kjo ditë e ripërtëritjes së besimit dhe shpresës për një të nesërme më të mirë, na tregon edhe njëherë nevojën për të rigjetur brenda vetes virtytet më të sinqerta te besimi në Zot, por dhe te njëri-tjetri. Uroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar dhe për shumë vjet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here