Deputeti grek takon Fredi Belerin në paraburgim: Nuk e kuptojmë pse nuk betohet

0
151

Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka takuar sot në ambientet e paraburgimit, Fredi Belerin, i zgjedhur ne 14 maj kryetar bashkie në Himarë.

Në një prononcim për mediat, deputeti grek tha se rasti i Belerit dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ngriti pikëpyetje pse qeveria shqiptare nuk e lejon  të bëjë betimin si kryetar bashkie i Himarës.

I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie. Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në qeli.

 Nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, pse qeveria nuk e lejon të bëjë betimin si kryetar bashkie. Është shkelje e të drejtave civile.

Ky rast dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve. Hapi tjetër do të ndodhë për Shqipërinë në BE, sepse BE luan rol të rëndësishëm në respektimin e të drejtave”, tha deputeti Syrigos.

Kujtojmë se Greqia zyrtare ka reaguar ashpër për arrestimin e Belerit, nën akuzën e blerjes së votave, ndërsa kërkon lirimin e tij.

Shkruaj nje koment