Deputeti i PD Tritan Shehu zgjedh Gjirokastrën për të festuar Pashkët

0
142

Festa e Pashkëve ka mbledhur në Gjirokastër edhe të zgjedhurit politikë.

Deputeti i djathtë Tritan Shehu ka zgjedhur të bëhet pjesë e kremtimeve të zhvilluara me rastin e Pashkëve në Qarkun e GJirokastrës.

Së bashku me familjen e vet ai ka marrë pjesë në ceremonitë e zhvilluara në Gjirokastër, Dropull, Përmet e Këlcyrë.

Krahas urimit të tij për Pashkët, ai ka theksuar përsëri rëndësinë e familjes tradicionale si diçka e shenjtë. Shehu tregon se këtë koncept e ndeshi kudo tek banorët e këtij qarku, duke risjellë në vëmendje debatet e fundit pas pohimeve të tij mbi nismën LGBT dhe debateve që i cilësoi si “joproduktive dhe të krijuara artificialisht”.

Postimi i deputetit Shehu

Ishte nje kenaqesi e vecante per mua te isha keto dite familjarisht, pjese ne kremtimet e Pashkeve ne Gjirokaster, Dropull, Permet e Kelcyre.
Festa e Pashkeve Ortodokse eshte nje dite e shenuar jo vetem per ate komunitet, por per te gjithe shqiptaret.
Perseri kjo feste u karakterizua nga cilesite me te spikatura te popullit tone, deshira per te jetuar ne paqe, bashkejetese fetare, miqesi, dashuri e nga europeizmi yne i thelle.
Desheroj gjithashtu te nenvizoj edhe nje parim te vecate, qe ngel i pa lekundur te ne, nje nga vlerat tona te medha, konceptin e vertete per familjen, te familjes sone si dicka e Shenjte, qe e gjeta kudo, pavaresisht disa “debateve” jo produktive e te krijuara artificialisht se fundmi.
Se bashku me kete lidhet dhe vizioni yne per femijet si pjese e saj, kujdesi shembullor per ata, per rritjen e edukimin e tyre me keto vlera te medha ne mendje e zemer, garanci kjo per te ardhmen e shoqerise.
Keto jane disa nga principet sublime te perbashketa te te gjitha komuniteteve tona fetare, principe tejet te rendesishme keto edhe per te ardhmen e bashkejeteses sone fetare.
Gezuar Pashket!

Shkruaj nje koment