Deputeti i PD: Zgjedhjet mund të jenë më shpejt

0
128

Deputeti demokrat Tritan Shehu deklaron se brenda PD-së është bërë një analizë e gjerë ku janë nxjerrë si problemet e brendshme, ashtu edhe ato për fushatën elektorale.

Lidhur me kongresin e PD që është muajin tjetër, Shehu u shpreh se problemi para të gjithave është ‘ky regjim kriminal, kjo qeverisje e keqe në raport me interesat e qytetarëve’ dhe se vendi rrezikon instalimin e diktaturës së krimit.

Për sa i përket zërave kritikë, deputeti demokrat tha se do alarmohej nga një parti që s’ka kritika. Ai foli për zgjedhje të përgjithshme shumë shpejt.

Që të ketë kritikë është normale. Unë do alarmohesha kur të mos kishte kritika. Do më alarmonte një parti që s’ka kritika. Një parti që ka kritika është positive. Kryetari Basha e deklaroi axhendën e Kongresit për të krijuar premisat akoma më të hapura të demokracisë, për të vazhduar bashkë ristrukturimin e partisë dhe për t’u bërë gati për zgjedhjet që mund të jenë shumë shpejt”, u shpreh Shehu.

Për sa i përket bashkimit të opozitës në zgjedhjet vendore, Shehu tha sa kohë për të vendosur.

Ka kohë për të diskutuar si do shkojë opozita, ka kohë për të gjykuar. Ka kohë për të vendosur format e bashkëpunimit. Shqipëria rrezikon të bjerë në diktaturën e krimit. PD është duke zhvilluar një luftë politike aktive edhe në media. Unë jam i bindur që nuk do humbë asnjë palë zgjedhje të tjera. Kam bindjen se do t’i fitojë. PD do dalë shumë mirë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Shehu.

Shkruaj nje koment