Deputeti demokrat i Qarkut të Gjirokastrës, nuk ka rreshtur së denoncuari problematikat e ndryshme që gjenden sot në territorin e qarkut jugor. Në llogarinë e tij në FCB, zoti Shehu, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të kthejë vështrimin nga Qarku i Gjirokastrës pasi është braktisur totalisht nga qeveria.
Si shembull konkret, deputeti Shehu, ka sjellë fotografi të rrugës Përmet-Tre Urat që lidh Greqinë, ku është shembur një pjesë e saj, cka vështirëson qarkullimin e automjeteve.
Mes të tjerash zoti Shehu, kërkon nga kryeministri Rama, të investojë në infrastrukturën rrugore pasi po përjeton momentet e veta më të vështira.
Statusi i plotë i Tritan Shehut në FCB.
Z.Kryeminister, ju jo vetem po e diskriminoni Qarkun e Gjrokastres, por dhe po e izoloni ate!
Po publikoj disa foto dramatike te gjendjes se sotme te rruges nacionale Permet-Tre Urat, rruge qe e lidh me Greqine dhe me Qarkun e Korces.
Kam publikuar disa here per gjendjen e rende infrastrukturale ne ate Qark, edhe per kete rruge shume te rendesishme, jo vetem per komunikimin e qytetareve, por dhe per zhvillimin e turizmit, ekonomise, aktiviteteve etj.
Kam terhequr vemendjen per gjendjen e degraduar te ketij Aksi te Jugut…asgje!
Dhe tashti po ndodh cfare ishte parashikuar, ajo rruge po mbyllet krejtesisht.
Aktualisht ne pjese te saj mund te levizin vetem automjete te vogla, vetem ne nje korsi dhe keto duke u rrezikuar.
Per autobuza, turiste e mallra as qe behet me fjale, e pamundur!
Z. Kryeminister, ne 4,5 vite te Qeverisjes suaj, ju nuk keni bere asnje investim ne infrastrukturen e atij Qarku; rruga Kardhiq-Delvine nuk ka avancuar as dhe nje meter, Boshti i Jugut eshte harruar krejt, ne nivel rural nuk ka asgje…etj!!
Me tej aeroporti i Gjirokastres….?!
Ato qe ekzistonin: rruget, urat, veprat muzeale, energjia, ndertesat..bizneset etj, vecse po shkaterrohen, se bashku me mijrat e banoreve qe po largohen.
Z.Kryeminister, keshtu si po veproni ju po e ktheni ate Qark simbol vlerash e historie, vecse ne nje “geto” varferie, pa punesie, deshperimi e braktisje!