Deputeti socialist Flamur Golemi, urim për vitin e ri shkollor

0
239

Deputeti i PS për Qarkun e Gjirokastrës Flamur Golemi, përmes një statusi në rrjetin social FCB, ka përshëndetur nxënësit dhe arsimitarët me rastin e celjes së sezonit të ri arsimor 2017-2018.

Statusi i plotë i zotit Golemi.

Në nisje të vitit të ri shkollor, shpreh urimet më të mira për nxënësit, mësuesit, edukatorët dhe prindërit, sidomos ata të Gjirokastrës. Zakoni e do të urojmë në mënyrë të veçantë ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe që sapo kanë filluar rrugëtimin e gjatë drejt dijes. Për t’i motivuar dhe mbështetur, sjell në vëmendje thënien proverbiale të Naim Frashërit: ‘Dhe drita e diturisë përpara do të na shpjerë…’
Edhe njëherë suksese!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here