Deputeti Tritan Shehu: Ndalim me ligj filmave dhe këngëve të rregjimit diktatorial

0
164

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu ka kërkuar që në Shqipëri të ndalohet me ligj propaganda komuniste.

Duke i’u referuar një ligji të fundit të Dhomës së Deputetëve në Itali që ndaloi me ligj propagandën fashiste, Shehu kërkon që e njëjta politikë të zbatohet edhe në vendin tonë për komunizmin.

Ndër të tjera ai përmend filmat, këngët dhe të tjera shfaqje ku i thurren lavde diktaturës dhe diktatorit.

Këto komente, zoti Shehu i ka bërë në rrjetin social FCB.

Postimi i plotë i zotit Tritan Shehu në rrjetin social FCB.

 “Komunizmi e fashizmi jane dy polet e nje te keqe te madhe, qe shpesh behen bashke, jane njelloj kriminale. Eshte e pa lejueshme per nje vend demokratik, qe ka vuajtur kaq shume nga diktatura komuniste, te lejoje te mbushen mediat tona me filma, kenge e te tjera cfaqje ku i ngrihen lavde diktatures e Diktatorit.
Eshte e pa lejueshme qe te tolerohen aktivitete politike e sociale te ne, pikerisht per ate qellim.
ITALIA ESHTE NJE VEND THELLESISHT DEMOKRATIK, DUHET TE MESOJME NGA AJO E NGA FAMILJA E JONE EUROPIANE”
.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here