Deputeti Tritan Shehu takim me banorët e Luftinjës, varfëri ekstreme dhe arrogancë pushteti

0
165

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu ka zbritur në zonën e tij elektorale këtë fundjavë, ku ka marrë kontakt me banorë të zonave të Gjirokastrës e Tepelenës.

Në një takim të zhvilluar dje me banorët e Njësisë Administrative Luftnjë Bashkia Memaliaj, zoti Shehu është njohur me problemet që kanë banorët e fshatit Izvor si një ndër fshatrat më të mëdhenj të kësaj zone.

Ky fshat është zhytur në mjerim të thellë dhe braktisje totale. Takimi nxori në pah mjaft probleme madhore që kanë këta banorë mes të cilave Qendra Shëndetësore e rrënuar, rruga e shkatërruar apo dhe terniti kancerogjen që mbulon catitë e këtij fshati për të mos folur për fenomenin e braktisjes dhe varfërisë ekstreme.

Për zotin Shehu, kjo situatë është e patolerueshme.

Vetë banorët kanë kërkuar ndryshim të gjendjes për të patur një qeveri në shërbim të interesave të popullit dhe jo të një grushti oligarkësh dhe të pushtuar nga krimi.

Në këtë takim ka marrë pjesë drejtues të PD Memaliaj Fatmir Zeka dhe Hatixhe Qendro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here