Deputeti Tritan Shehu uron Sulltan Novruzin

0
147

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka uruar sot besimtarët bektashianë për festën e Sulltan Novruzit. Urimi i tij u është drejtuar të gjithë shqiptarëve duke theksuar tolerancën fetare si një ndër virtytet e kombit tonë. Deputeti Shehu nuk ka harruar të theksojë kontributin e komunitetit bektashi në zhvillimet positive në vend.

Statusi I deputetit Shehu:

Gezuar Festen e Sulltan Novruzit!

Ky urim shkon sot jo vetem per ata qe i perkasin Komunitetit Bektashi, por per te gjithe shqiptaret ne kete dite feste tolerance e miresie.

Komuniteti Bektashi eshte i njohur per vlerat e tij te cmuara patriotike, kulturore, tolerance e hapjeje te madhe drejt Perendimit, ne te gjithe ecurine tone kombetare.

Komuniteti Bektashi, bazuar ne keto vlera, ka luajtur nje rol e kontribut shume te rendesishem prej shekujsh, me personalitetet e shquara e filozofine e tij, ne zhvillimet pozitive te vendit, ne perpjekjet tona per liri, zhvillim, emancipim e perkatesi europiane.

Se bashku me tre komunitetet tona fetare te tjera tradicionale, ai ka merita te vecanta edhe per bashkejetesen fetare qe perjetojme dhe qe duhet mbrojtur me «fanatizem » nga te gjithe ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here