Deputetja Dhimitri kunder sharkimit te Presidentit Meta

0
52

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ditën e sotme kërkesën e maxhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvendin e Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

I vetmi zë kundër gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ka qenë Fatjona Dhimitri, deputete zevendesuese e Qarkut Gjirokaster, ku njekohesisht eshte edhe Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Median.

Fatjona dhimitri

Jugunews.net u interesua për të mësuar më shumë për qëndrimin e zonjës Dhimitri, e cila në një koment, tha se lidhur me kushtetutshmërinë e Presidentit të vendit, mund të shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese.

Dhimitri shtoi se nuk ka vend në Kuvend për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, e ndërsa pohoi se do të votojë kundër rezolutës nëse do të ketë një mocion për shkarkimin e Presidentit Meta.

“Lidhur me dekretin e Presidentit, edhe pse mund të jetë i gabuar nën frymën kushtetuese, gjykata kompetente për t’u shprehur lidhur me kushtetutshmërinë e këtij akti, është Gjykata Kushtetuese.

Nuk jemi ne si opozitë apo maxhorancë që mund të vlerësojmë kushtetutshmërinë e këtij akti. Unë shprehem kundër mocionit për debat në Kuvend lidhur me dekretin e Presidenti.

Nuk ka vend në Kuvend për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit, pasi i vetmi organ që mund të shprehet për të, është Gjykata Kushtetuese.

Unë nuk mund të shprehem nëse dekreti i Presidentit është i saktë apo i pasaktë, pasi i qëndroj parimit, të respektojmë Kushtetutën, dhe t’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë.

Presidenti nuk mund të penalizohet për aktet që nxjerr, sepse në të kundërt, Kushtetuta bie. Unë do të votoj kundër edhe rezolutës në Kuvend, nëse do të ketë mocion për shkarkimin e Presidentit”, është shprehur Fatjona Dhimitri.

Shkruaj nje koment