Deri në 1 mijë euro për kalim të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 21-vjeçari

0
131

Një i ri i shpallur në kërkim nga drejtësia për ndihmën e kalimit të paligjshëm të emigrantëve ka përfunduar në pranga.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Tarifa”, të zhvilluar më datë 30.03.2023, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasin e shpallur në kërkim N. C., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se 21-vjeçari kishte bashkëpunuar me shtetasin M. H. (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Tarifa”), për transportimin e 6 emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave 500-1000 euro/person, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, drejt shteteve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here