Deri në sa lajme duhet të ndjekim në këtë kohë pandemie?

0
186

Nga Brad Stennerson Ph.D/

Lajmet dhe programet që kanë zaptuar televizionet momentalisht janë shumë më stresuese se pandemia për të cilën flasin.

Të gjithë i shohim lajmet. Në fund të ditës janë burimi kryesor i informacionit, në një botë që informacioni (i saktë ose jo) të vjen nga të katërta anët.

Megjithatë, si çdo gjë tjetër dhe ndjekja e shumë lajmeve në çdo televizion mund të jetë e pashëndetshme. Pyetja është: deri në sa lajme?

Në brendësi të një pandemie përgjigja është e thjeshtë: deri në pikën e rikthimit. Kjo do të thotë, në momentin që ju dëgjoni të njëjtin lajm për herë të dytë, është momenti të fikni televizorin. Ju duhet të dëgjoni mjaftueshëm lajme sa për të qëndruar të informuar në mënyrën e duhur dhe asnjë minutë më shumë.

Pas një numri të caktuar lajmesh, ju do të dëgjoni të njëjtat pjesë informacioni përsëri dhe përsëri. Titulli mund të jetë i formuluar ndryshe, po lajmi është po i njëjtë. Për më tepër, kur ju dëgjoni në këtë situatë të njëjtin lajm alarmant, rrit ankthin tuaj. Kërkoni gjithmonë minimalin e lajmeve të nevojshme.

Nuk mund të prisni nga televizionet të vendosin kufijtë e nevojshëm për ju. Atyre u nevojiten teleshikuesit. Ju duhet t’i vendosni vetë këta kufij.

Konsumimi i shumë lajmeve dhe dalja nga rutina jonë, janë dy nga faktorët kryesorë që po prekin gjendjen tonë mendore kolektive ndërkohë që pandemia vazhdon. Prandaj limitojeni veten deri në 1 orë lajme në ditë.

https://www.psychologytoday.com/intl/blog/psychology-not-too-seriously/202004/how-much-television-news-is-too-much

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here