Dëshmia e të penduarit Tafani/ Zbardhet vrasja e biznesmenit Çajup Selimi

0
1413

Pendimi i Artan Tafanit, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka çuar në zbardhjen e 20 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme. 

Mes tyre edhe vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në qendër të Tepelenës nga grupi i masakrës së Lushnjës në 1 qershorit të vitit 2021.

Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës. Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Në sajë të një megaoperacioni u lëshuan 16 urdhër-arreste, për implikim në vrasje apo dhe vendosje eksplozivi.

Shkruaj nje koment