Dëshmitë kontradiktore, prokuroria e Durrësit do të kryejë dy eksperimente me Hygerta Metën

0
56

Prokuroria e Durrësit do të kryejë një eksperiment hetimor lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës, për të kuptuar se kush ka qenë autori, Hygerta apo Hysen Meta.

Vendimi është marrë për shkak të dëshmive kontradiktore që kanë dhënë të dy fëmijët në polici dhe më pas para trupës gjykuese.

Hygerta Meta do të dërgohet në një poligon ku do të demonstrojë me një armë të njëjtë me të cilën u vra Pëllumb Meta. Ajo do të tregojë nëse është apo jo e aftë ta përdorë armën dhe të qëllojë, pasi ka pohuar se është ajo autorja e vrasjes së të atit.

Policia Kriminale e Durrësit po bën edhe matjet në banesën e Metës për të përcaktuar këndin e qitjes.

Eksperimenti tjetër ka të bëjë me mënyrën si u hap gropa ku u gjet i varrosur Meta dhe kohën që mund t’i duhet dikujt për të hapur një gropë të atyre përmasave.