Dështon raundi i parë/ Bushka: Konsiderohet i kryer pa votim. Alibeaj: Faji mbi supet e mazhorancës

0
181

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për të shqyrtuar kandidaturat, por në fakt nuk pati asnjë të tillë. Afati për dorëzimin e emrave përfundoi pasditen e djeshme.

“Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit”, tha Klotilda Bushka, kryetare e komisionit.

Ndërsa deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka akuzuar mazhorancën për se, “Ky dështim i këtij raundi të parë, ky dështim qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë duhet të mbani një qëndrim. Procesi ka qenë farsë, jo i sinqertë dhe hipokrit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here