Dështon me turp tentativa e Ramit për të dëbuar kameran e jugunews.net nga Këshilli Bashkiak

0
1009

Ka rezultuar një tentativë e dështuar njëkohësisht dhe e turpshme, ajo që ndërmorri në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetarja e Bashkisë Zamira Rami për të dëbuar kameran e jugunews.net dhe të tv informativ Report TV për të filmuar seancën e radhës së Këshillit Bashkiak Gjirokastër. Kryetari i Këshillit Bashkiak Roland Karalli, ka kërkuar largimin e kameras së Jugunews.net dhe të Report TV, por është ndeshur në rezistencën e këshilltarëve të djathtë sidomos kreut të tyre Roland Bejko dhe Dasho Aliko të cilët për 15 minuta, kanë debatuar me kreun e Këshillit Bashkiak, ndërsa e gjendur e pafuqishme karshi këtij reagimi dhe dështimit për të censuruar mbledhjen e Këshillit Bashkiak nga mediat që nuk janë nën kontrollin e saj, kryebashkiakia Rami, cohet dhe braktis mbledhjen në mënyrë demonstrative. Shikoni videon e plotë të debatit.

Shkruaj nje koment