Detaje të reja për grabitjen në Memaliaj,i moshuari jetonte vetëm,tërhoqi paratë pak ditë mëparë nga banka

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një banesë ra preh e grabitjes në Memaliaj.
Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë 1.2 milion lekë (të reja).
Teksa në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
I moshuari i kishte tërhequr paratë nga banka, ditët e fundit të vitit të kaluar. Mendohet se grabitësit i kanë mbajtur në mbikëqyrje veprimet e Hiqmet Ramadanit. I moshuari jeton vetëm pasi fëmijët janë emigrantë në Greqi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment