
Mbërrin në Presidencë kërkesa e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për Autorizimin e Grupit Negociator për fillimin e negociatave me Greqinë për arritjen e marrëveshjes mes palëve për dërgimin e çështjes së ndarjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Kjo është konfirmuar nga presidenca për emisionin Kronos, ku sqarohet se Bajram Begaj është duke e shqyrtuar kërkesën në respekt të detyrimeve kushtetuese, vendimit të Gjykatë Kushtetuese nr 15 datë 15.10.2010, legjislacionit të brendshëm shqiptar, akteve ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë si dhe parimet e reciprocitetit dhe fqinjësisë së mirë.
Pas dështimit dy herë të negociatave drejtperdrejt me Greqinë për ndarjen e detit dy vendet kanë vendosur që të shkojnë në gjykatën e Hagës.
Ky veprim ka hapur debat për shak se disa ekspertë mendojnë se shkuarja në Hagë mund të sjellë humbjen e sipërfaqes detare nga Shqipëria. Ndërsa të tjerë e shikojnë si një mundësi shumë të mirë por që duhet bërë kujdes me pyetjet që do ti dërgohen gjykatës.