Dha dorëheqjen para Vettingut për arsye shëndetësore/ KPK i ndalon gjyqtarit të Gjirokastrës futjen në sistemin e drejtësisë për 15 vite

0
147

Gjyqtari i Gjirokastrës Tomor Skreli i është ndaluar të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë për 15 vjet.Ky vendim është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit . Skreli u tërhoq papritmas nga profesioni i tij me arsyen se ishte sëmurë përpara se të paraqitej në vetting .Në një kohë kur KPK e kishte thirrur për seancën dëgjimore, në 10 dhjetor 2019 gjyqtari Tomor Skreli ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në kërkesën për dorëheqje, Skreli thotë se ka vendosur të largohet nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.
Në vendimin e fundit KPK ka dalë në përfundimin se gjyqtari i Gjirokastrës ka dhënë dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe ajo i është pranuar. Nisur nga ky fakt, Komisioni i përbërë nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine vendosi përfundimin e rivlerësimit dhe ndalimin e Skrelit për të qenë pjesë e institucioneve të drejtësisë për 15 vjet. Tomor Skreli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Prej më shumë se 15 vitesh, ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Gjyqtari Skreli është gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here