Dhanë leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, nën hetim tre zyrtarë të zyrës së Urbanistikës Vlorë

0
158

Tre zyrtarë të zyrës së Urbanistikës në Vlorë, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, pas i kanë dhënë leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore.

R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në bashkinë Vlorë, kanë dhënë leje në favor të shtetasit A. I, 38 vjeç, i cili ka vijuar ndërtimin jashtë kushteve teknike të lejes.

Është proceduar penalisht edhe 28-vjeçari për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në bashkinë Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të shtetasit A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here