“Dhimbja nuk njeh kufij”/ Tifozet e Panathinaikos banderole solidariteti për tërmetin

0
43

Greqia ka ofruar një mbështetje të madhe ndaj situatës së rëndë që po përjeton Shqipëria si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nentorit.

Përvecse sollen menjehere nje grup të madh specialistesh kërkimi, përvecse ardhjes menjehere te Ministrit të Jashtëm Dendias në Durrës apo edhe interesimit të madh mediatik, në vendin fqinjë edhe grupe të ndryshme e individe kane gjetur mënyra origjinale për mbështetje në distancë ndaj popullit shqiptar.

Një banderolë e madhe është shpalosur të enjten nga tifozët e Panathinaikosit në takimin e basketbollit ndaj Basconias. Aty shkruhej “Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij! Kurajo popullit shqiptar”, shkruhej ne banderolen e tifozeve te skuadres nga Athina.

Shkruaj nje koment