Dhoma Amerikane: Skema e propozuar për sigurimin nga tërmetet nuk është efikase

0
199

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur kritika ndaj projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të hedhur për konsultim muajin e kaluar nga qeveria shqiptare.

Sipas komenteve të publikuara nga Dhoma Amerikane, një nga problematikat kryesore që vërehen në këtë projektligj është mungesa e efikasitetit në skemën e propozuar. “Konstatojmë se është i rëndësishëm të bëhet një studim përveç rekomandimeve që të sqarojë nevojën mbi bazën e të cilit rezulton që një skemë e tillë mund të realizohet. Referenca në modelet e Turqisë, Rumanisë dhe Filipineve si dhe rekomandimet nga organizatat e huaja nuk mund të jenë baza justifikuese cihe as të mjaftueshme për një projektet të tillë.

Studimi duhet të dalë nga konteksti lokal mbi rrezikun sizmik, nga kultura juridike dhe në mënyrë të veçantë nga kultura e sigurimeve si dhe kushteve ekonomike. Mungesa dhe mospjesëmarrja në skemat e sigurimit vjen kryesisht nga burimet e kufizuara financiare. Gjithashtu, duam të theksojmë se sigurimi i banesës është mbi të gjitha një opsion dhe e drejtë e pronarit duke qenë në interes të drejtpërdrejtë të tij. Në këtë aspekt nuk na duket e drejtë imponimi i një police të tillë,” thuhet në komentet zyrtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Shkruaj nje koment