Dhuli : Pse këmbëngul për shitjen e banesave stok ?

0
64

Nga Skerdjan Dhuli

Pse kembengul per shitjen e banesave stok ?

  1. Do ishte zgjidhje shume e shpejte.
    Nese ne Durres gjenden me teper se dy mije banesa stok ne pallatet e reja, te cilat i kane rezistuar termetit, atehere do ishte zgjidhja ideale nese ato do bliheshin nga shteti me nje cmim te arsyeshem, rreth kostos se ndertimit.
    Kjo pervec uljes se kostos se mbajtjes ne hotel, do sillte edhe clirimin psikologjik te te demtuarve, qe eshte sot nje problem me vete, dhe shume i madh. Keta njerez kane nevoje te clirohen nga makthi ne te cilin i hodhi natyra dhe sot jetojne. Po jetojne nje jete te re dhe nuk eshte i lehte ambientimi ne te…
  2. Do bente qe te clirohej nje aset e mire i ekonomise se qytetit dhe jo vetem, pasi firmat e ndertimit ato para do i investonin serish, dhe keshtu do kishim para qe qarkullonin, dhe te mira ne ekonomi.
  3. Ndertimi i pallateve te reja ne Durres per nje kohe te caktuar derisa te qetesohet toka, do ishte gabim. Edhe per anen psikologjike te banoreve, si dhe do kerkonte shume kohe. Te ndertosh nga fillimi nje pallat per ta bere te banueshem, do rreth nje vit (te pakten keshtu ndodh ne Tirane me keto te bojaxhiut pa cipe ne faqe).
    Gjate kesaj kohe banoret kane kosto te larte me mbajtjen ne hotele.
  4. Toka ku jane ato pallate te cilat do shemben, le te behet hapsire publike te me ne fund edhe Durresi do kete nje meter hapsire ku syri nuk sheh beton po lule e stola.
    Por persa thash me siper, duhen mend per realizimin e tyre.
    Ne qeveri nuk ka kush. Ca sepse aty flet vetem nje e te tjeret shenojne budalleqet e tij, e ca sepse ata qe jane ule ne ate tavoline nuk e kane kurre haberin nga puna.
    Jane aty te katapultuar si Sako e Durresit qe se dinte as pse ishte aty, derisa u cmend e luajti nga fiqiri.

Shkruaj nje koment