Dhuna në familje, urdhër mbrojtjeje për babanë

0
170

Një 57 vjeçar nga Erindi ka marrë urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga gjykata pasi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht  nga familjarët e tij.

Dy djemtë e tij, çuditërisht me të njëjtat iniciale E.Ç, 22 dhe 28 vjeç, kanë kanosur me fjalë në banesën e tyre, babanë shtetasin G.Ç.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe duket se pjesë e sherrit në familje ka qenë edhe bashkëshortja e 57 vjeçarit, shtetësja S.V 51 vjeç.

Kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 57 vjeçarin G.Ç është bazuar në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Mbi dy djemtë e familjes tashmë rëndon akuza e kanosjes serioze për vrasje ose plagosje të rëndë që dënohet me gjobë ose burgim gjer në një vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here