Dhuna në protestë e shoqërimet e gazetarëve, Basha takim reporterët e Shqipërisë: Tentativë kriminale për të manipuluar vrasjen e Klodian Rashës

0
147

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim virtual me reporterët Joseph O’Reilly nga Irlanda dhe Petter Eide nga Norvegjia, tema e diskutimit të të cilit ishin zhvillimet e fundit te situatës së pandemisë, ekonomia dhe politika.
Mësohet se, gjatë bisedës me reporterët Basha u ndal tek situata e krijuar ditët e fundit, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, si dhe përpjekjet kriminale, sipas tij, për të manipuluar vrasjen.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se gjate bashkëbisedimit Basha, informoi reporterët për pengimin e të drejtës së informimit dhe dhunimin e shoqërimin e disa gazetareve, duke shkelur, sipas tij, në mënyrë flagrante lirinë e medias në vend.
Kryedemokrati Basha ka sjellë në vemendje të reportereve shkeljen e teë drejtave të njeriut nga dhuna e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here