Dhunë ndaj partneres 13 vjet më të re, pranga 37 vjeçarit

0
120

Një 37 vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin dhe Krimin në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Nelsi M ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij S.L 24 vjeç nga Saranda.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Kjo ka qenë ndoshta dhe arsyeja se si 37 vjeçari ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta për bashkëjetuesit, banorë të dy qyteteve të ndryshme, njëri nga Tirana e tjetri nga Saranda.

Shkruaj nje koment