Dhunimi i Petraq Milos ne Mal te Zi, Fuga : Falja kerkohet me shkrim jo gojarisht

0
60

Nga Artan Fuga

Fola me Dritanin në telefon…

Dakord mo dakord, se nuk kërkoi njeri që për dhunimin shtazarak të të një qytetari shqiptar në kufirin me Malin e Zi, të priten marrëdhëniet diplomatike as me këtë shtet, as me ndonjë tjetër! Askush!

Ku u gjet kjo? Nga e nxorre këtë?

Sot po dëgjoj që ata që reaguan me të drejtë, paskan, qenë nacionalista!

Duhet të pranosh të rrahin si gomari në lëmë që të mos jesh nacionalist!
Por, nuk trajtohet kështu kjo çështje që fola me Dritanin në telefon dhe ai i kishte marrë masat! Se sot është Dritani dhe ti që flisni në telefon, nesër dikush tjetër që as ta hap telefonin. Të drejtat qytetare në kufi janë çështje normative, gjyqesh, të drejtash njerëzore, dhe jo bisedash telefonike!

Nuk mjafton të flasësh në telefon me të dëmtuarin dhe ta mbyllësh problemin si me një mik: Ej të vrava pak kur luanim në kalçeto, por më fal!

Jooooo, se na fyen, kur dhunohet një individ, nuk ka pikë rëndësi fare individi, a është profesor a karrocier, dhunohet qytetari, pra qytetaria, dhunohemi të gjithë, pra duhet ndjesë publike.

Dritani si filozof shumë i mirë e di nocionin hegelian të qytetarit individual dhe të qytetarit si realitet abstrakt!

Dhe duhet reaguar jo kur del videoja, pas një muaji, por sa ndodh gjëma, përndryshe nuk je i besueshëm.

Aq më pak nuk është se ishte një rast i veçuar si thonë. Me Malin e Zi mundet, por qytetarët shqiptarë pësojnë arbitraritete në pika kufitare gjithandej.

Në kuadrin e Ballkanit të hapur mirë do të ishte një kartë e të gjitha shteteve kufitare ose marrëveshje dylaëshe për të respektuar të drejtat e qytetarëve në kalimin e kufirin. Ka nevojë për përmirësime sepse njerëzit ankohen shumë. Bëni një anketë dhe do ta shihni!

Ndërsa përshëndes bashkëpunimin ndërkufitar mes Malin e Zi, projektet shpresëdhënëse që u përvijuan, kjo çështja e atij rastit të dhunës shtazarake mbi bashkëqytetarin tim nuk më pëlqeu fare si u trajtua edhe nga Rama edhe nga Abazoviq.

As deklarimi se meqë u verifikua se Petraq Milo nuk kishte hyrë pa rradhë, nuk kishte arsye se përse të rrihej! Joooo! Edhe po të kishte shkelur rregullat nuk kishte përse një polic kafshë t’i merrte erzin duke i çarë noçkën me pëllëmbë!

Se të dhuash ndryshe do të thotë se ne që prishim ndonjë rregull, rrezikojmë të na rrahin me shkopinj si në kohën e Tanzimatit!

Nuki është fjala që ata policët t’i pushkatojë me dorën e vet si Mehmet Shehu dikur vetë kryeministri malazes! Nuk ka përse shtrohet kështu, madje as dënimi i tyre nuk është kryesori, por duhet parë si mbrohet turisti në kufi, çfarë të drejtash ka, si të gjejë mbështetje!

Se ndjesa nuk bëhet as gojarisht, as personale, si mes dy gjitonëve, por me shkrim, duke krijuar kushte që qarkullimi ynë në Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, etj., të jetë i sigurt!

Shkruaj nje koment