Dhunohet familja e gazetarit investigativ Telnis Skuqi, gruaja e masakruar, fëmijët të traumatizuar

0
868

Dhunohet familja e gazetarit Telnis Skuqi në Gjirokastër. Bashkëshortja e tij Ola Skuqi 28 vjec është goditur në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar hematoma në pjesë të trupit, si dhe plagë në fytyrë. Foto që ka siguruar Jugunews.net nga viktima e këtij atentati, është bërë fill pas dhunës së ushtruar nga persona ende të panjohur nga Policia e Gjirokastrës. Gruaja ka qenë e shoqëruar me dy fëmijët e saj të vegjël ndërkohë që e gjithë skena, është ndjekur nga të miturit, të cilët janë traumatizuar. Menjëherë e dhunuara, është drejtuar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, për të bërë denoncimin e ngjarjes në fjalë. Familja e gazetarit investigativ Telnis Skuqi, banon ende në Gjirokastër, në pritje të largimit nga Shqipëria pasi në qershor të vitit të kaluar, Skuqi, kërkoi azil politik në një prej vendeve të Bashkimit Europian në kushtet e kërcënimeve me jetë që kishte marrë në adresë të tij, pas denoncimit të aferave që kishin të bënin me kultivimin e hashashit në zonën e Gjirokastrës në periudhën 2014-2015 dhe transportimit të kanabisit përmes avionëve që uleshin në zonën e Cepos cka Skuqi e provoi me pamje fotografike. Paralajmërimi për egzekutim mafioz nga elementët kriminalë të kartelit të drogës, Telnis Skuqit i erdhi në prill të 2014 ku i vendosën një kokë dhie pranë banesës së tij cka në gjuhën e mafies kalabreze, nënkuptohet egzekutim. Rasti i sotëm, shfaq pasigurinë e familjes Skuqi në Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here