Dhunohet gazetari Elvis Hila

0
141

Reporteri në qytetin e Lezhës, Elvis Hila, është dhunuar pasditen e së mërkurës nga dy persona të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se gazetari është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa pre e dhunës ka rënë edhe bashkëshortja e tij, shtetasja B. H.,

Pas ngjarjes, Hila ka marrë mjekim në Spitalin e Lezhës dhe më pas ka kryer një kallëzim në Polici për ngjarjen e ndodhur.

Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një lajmi të raportuar nga 32-vjeçari, ku një person ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here