Dhunoi bashkëjetuesen dhe i shkaktoi abort, arrestohet 56-vjeçari në Maliq

0
76

Një 56-vjeçar është vënë në pranga për dhunë në familje.

Policia njofton se A. M., dhunoi duke goditur me shkelm në bark bashkëjetuesen e tij, e cila për pasojë ka abortuar në muajin e dytë të shtatzënisë.

Bashkëjetuesja ndodhet në maternitet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkruaj nje koment