Dhunoi nënën, arrestohet 43-vjeçari në Fier

0
28

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashisht dhe nëna ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.