Dhunuan avokatin në Sarandë, Gjykata liron një prej autorëve

Gjykata e Sarandës ka liruar ditën e sotme një nga autorët e plagosjes së avokatit Marjel Mejdi, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Shtetasi A.R, 58 vjeç, është paraqitur këtë të enjte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa prokuroria kishte këruar lënien e tij në burg për 45 ditë.

Ndërkohë, avokati Marjel Mejdi, ish-drejtor në Ministrinë e Brendshme në vitet 2005-2013, ndodhet ende në Spitalin e Janinës, në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më pare, ku disa persona i zunë pritë avokatit Mjedi, në Sarandë, e zbritën me forcë nga makina e tij tip “Benz” dhe e rrahën me shkopa bejsbolli në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës.

Ai ka dorën dhe këmbën të thyer, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup. Nga shtrati i spitalit të Sarandës, ai ka dëshmuar për policinë, ku mësohet se ka thënë se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes së tij dhe disa personave të tjerë.

     

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment