Digjet dhe raundi i tretë, nuk ka president konsensual

0
153

Dështon raundi i tretë i negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, pasi palët nuk kanë paraqitur asnjë emër.

Sot ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave nga opozita, njëkohësisht dhe raundi i fundit ku opozita do të mund të propozonte kandidatët e saj.

Por opozita nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë brenda afatit të orës 16:00 të ditës së sotme. Kjo do të thotë se Kuvendit nuk do t’i shkojë asnjë emër për t’u votuar. Opozita dhe mazhoranca nuk u dakordësuan për formulën e zgjedhjes së një presidenti konsensual, ku sipas grupit parlamentar të PD-së, do të propozoheshin katër kandidatura nga të cilat mazhoranca duhet të zgjidhte dy.

Në raundin e katërt është mazhoranca ajo që do të propozojë kandidatët e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here