Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” të këtij qyteti, ndërsa sipas informacioneve të policisë automjeti tip “Fiat” i cili është djegur pjesërisht është në pronësi të shtetases E.S, nga Vlora.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Informacion- Më datë 11.03.2021, rreth orës 02:22, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit E. S., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.