Digjet magazina me lëndë drusore në Gjirokastër

 

Një magazinë me parkete dhe lëndë drusore është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Gjirokastër.

Ngjarja është regjistruar para pak minutash dhe burimet bëjnë me dije se për momentin nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Dropull kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit. Ne ndihmë të zjarrfikësve të Dropullit ka shkuar edhe zjarrfikësja e Gjirokastrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment