Digjet një banesë në Fier

0
33

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Fier,  rreth orës 14:30.

Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë.

Nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa të m

oshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.

Ndërkohë dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.