Dikur kryeqytet i drogës, por ja me cfarë merren lazaratasit sot dhe një urë shekullore që sfidon ato modernet

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzeriamerikes%2Fvideos%2F10155845524609536%2F&show_text=0&width=560” width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>

Lazarati për mbi një dekadë, konsiderohej se kryeqyteti i drogës në Shqipëri dhe jo vetëm, përpara se droga e “Rilindjes” të lulëzonte kudo nëpër vend. Por me çfarë merren sot lazaratësit, kur kultivimi i marijuanës për ta tashmë është thuajse i pamundur.

Në një reportazh të Zërit të Amerikës për urën shekullore të Kordhocës që ndodhet aty pranë, Devoll Gjolleshi, një banor i Lazaratit, kalon stanin e bagëtive në të, pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.

Pra duket se tashmë blegtoria dhe bujqësia janë mjeti i ri i jetesës për vëndasit. Ura në fjalë e trajtuar në emision është një monument i rrallë i Trashëgimisë Kulturore shqiptare dhe është ndërtuar në fillimin e shekullit të XVIII-të dhe lidhte Gjirokastrën me Janinën.

Ajo u ka mbijetuar shekujve dhe u shërben sot banorëve të Lazaratit për lidhjen me tokat bujqësore. Nyja lidhëse vijon të mbijetojë në shumë zona në Jug të Shqipërisë të ndërtuara nga mjeshtër të rrallë të gurit në pika mjaft strategjike.

Burimi: Politiko.al

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment