Dimri erdhi /Çmimi i m3 të drurit ,i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve

0
113

Rritja e çmimit të druve është e papërballueshme për banorët e Gjirokastrës.Moti i ftohtë i ditëve të fundit e ka bërë të pamundur qëndrimin në shtëpi pa ngrohje çka ka sjellë ndezjen e sobave ,oxhaqeve apo pajisjeve të tjera elektrike.

Por sipas banorëve për ta është e pamunduar që të përballojnë çmime që arrijnë deri në 45 mijë lekë të vjetra për m3 dru.

Një pjesë e mirë e tyre janë pensionistë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dru aq sa të shtyjnë dimrin.

“Ne ngrohemi me dru ,është i shtrenjtë me pension që jemi ne çfarë të blejmë më parë.Përpiqemi ta ndezim sobën ,ta mbajmë disa orë mos të harxhojmë shumë dru.Është shpejt akoma dimri sapo ka filluar der në fund të tij do marrim dru edhe disa herë të tjera”-thotë një i moshuar.

“Dhe me dru dhe me priza ngrohemi.Akoma se kemi ndezur oxhakun por drutë i kemi marrë herët.Me 40 mijë lekë m3 ishin.Shtrenjtë ,po na shkon më shtrenjtë me energji elektrike dhe nuk arrijmë të ngrohèmi ,duam s duam do i blejmë”-shprehet një qytetare.

Shqetësuese mbetet fakti se si këto dru sigurohen në mënyrë të paligjshme në zona të ndryshme pyjore që qarku Gjirokastër ka .Aktualisht një m3 dru kushton nga 35 deri në 50 mijë lekë, shifra të larta për xhepat e qytetarëve .

Shkruaj nje koment