Dimri i acartë vjen në Janar

0
141

Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij në muajin Dhjetor por në fillim të Janarit. Meterologët thonë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht dhe muaji Dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relativisht të larta duke lëvizur midis vlerave 12=17 gradë Celcius. Temperatura ekstremisht të ulëta do të përfshijnë edhe Shqipërinë në fillim të muajit Janar. Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara. Sipas meteorologut amerikan Todd Craëford, pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë Janarit dhe Shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here