“Dimri i dytë në çadra”,Basha:Ministrat për shtatë palë qejfe në restorant

0
221

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se për shumë familje, ky është dimri i dytë që po kalojnë në çadra.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha tregon se shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndëtesore.
Ndërkaq, ai vijon më tej duke u shprehur se “ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.”
Postim i plotë:
Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here