Disa flamuj nuk e fshehin gjunjëzimin e kombit përpara së keqes që vjen prej “bijve të saj”

Festat e 28 dhe 29 nëntorit po afrojnë.Ashtu sikurse në kryeqytet edhe qytetet e tjera të Shqipërisë kanë nisur dekorimin e rrugëve apo shesheve ku nuk mund të mungonin edhe në Gjirokastër.
Prej dy ditësh në disa prej rrugëve kryesore të qytetit janë vendosur flamuj kuq e zi .Përveç flamujve tradicional nuk ka ndonjë dekor të veçantë për të bërë dallimin nga vitet e kaluara ,por sërish për qytetarët e Gjirokastrës nuk ka ndonjë interes të madhë.


” Patriotizmi nuk tregohet me disa flamuj.Ky dekor nuk fsheh dot vuajtjet e qytetarëve çdo ditë për ato që kalojnë.Shqipëria ka luftuar gjithë jetën për liri por ende se ka fituar.Dikur luftonim me turkun e gjermanin tani u jemi falur ,u lutemi të na hapin derën ,të na shtrijnë dorën dhe të na ndihmojnë”-thotë një qytetar.


“Për çfarë festojnë? Vendi sot është më keq se atëherë .Rinia u ka ikur ,Gjirokastra e vuan çdo ditë ,ta donin këtë vend investonin për të .”-thotë një tjetër qytetar.


Atdhedashuria tregohet çdo ditë me investimet në ekonomi ,arsim ,shëndetësi ,në krijimin e mundësive për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit.Vlerësimi i historisë bëhet në çdo kohē duke kontribuar në ruajtjen e vlerave ,sot ka shumë shtëpi heronjsh që kanë dhënë jetën për lirin e këtij vendi dhe ato sot po degradohen ,monumentet janë lënë në harresë ,figurat e rëndësishme historike po harrohen , çfarë po përgatitet për të lënë pas ky komb ku po rrezikon ekzistencën e tij nga një pushtet grabitqar dhe egoist? Disa flamuj më pak apo disa flamuj më shumë nuk e mbulojnë dot gjunjëzimin e këtij kombi para së keqes më të madhe që po ia bëjnë vetë bijtë e saj.Sot jemi në një luftë më të madhe asaj me njëri tjetrin ,luftë për mbijetesë ,luftë për pushtet.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment