Disa qytetarë nga Bulqiza përfundojnë në spital, dyshohet se janë helmuar nga uji

0
114

Disa persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës janë paraqitur në qendrën shëndetësore të këtij fshati me shenja helmimi.

Burime thanë se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre.

Mësohet se janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

Shkruaj nje koment